Hidrocentralet e vogla: a ka alternativë?

Hidrocentralet e vogla – vitet e fundit, mënyra më popullore për marrjen e energjisë nga burimet ujore. Në të njëjtën kohë, mënyra popullore për investitorë të fitojnë dhe arsyeja e protestimeve të shumta që ndodhin në tërë botën, e për ne më e rëndësishme – në rajon. Derisa mendimi i përhapur është që ato nuk ndotin, pra ato janë gati mekanizmi ideal për marrjen e energjisë elektrike, prapëseprapë, aktivistët ekologë paralajmërojnë për pasojat negative të hidrocentraleve të vogla. Ato, edhe pse vetëm e përçojnë ujin nëpër tuba dhe e kthejnë në rrjedhën e ujit, pikërisht me këtë veprim e vrasin botën e gjallë. Kundër kësaj disa grupe të qytetarëve bëjnë kryengritje, që mblidheshin për t’i mbrojtur lumenjtë lokalë dhe disa nga ato edhe arritën në qëllimet e tyre. Për këtë kohë, ekspertët trillojnë një zgjidhje për këtë problem ekologjik.

Mbrojtja e Maleve të Vjetra (Serbia)

Photo: Nemanja Jovanović, Facebook: Odbranimo reke Stare Planine

Me planin hapësinor të komunës Pirot nga viti 2011 është parashikuar edhe ndërtimi i 58 hidrocentraleve të vogla. Megjithatë, shumë nga ato hidrocentrale të vogla janë planifikuar në zonën e parë dhe të dytë të mbrojtjes, ku ndërtimi nuk është lejuar. Lufta kundër ndërtimit të tij gjatë disa vitesh përfshinte edhe protesta të shumta, konflikte me investitorë, luftë politikane, e është mbaruar me sukses falë dëshirës së madhe për t’u mbrojtur lumenjtë – burimi i jetës.

Në fillim të vitit 2018, profesori dhe dekani i atëhershëm i Fakultetit të Pylltarisë Ratko Ristiq iu drejtua publikut me letrën e hapur në të cilën paraqiti qëndrimin për mospranimin e projektit ideor të ndërtimit të hidrocentralit të vogël “Paklleshticë”, në lumin Visoçicë. Veç të tjerash, është cekur që ndërtimi i hidrocentralit të vogël “Paklleshticë” është planifikuar në parkun natyror, në zonën e dytë të mbrojtjes dhe do të ishte më i madhi nga të gjitha hidrocentralet e vogla të planifikuara, e me ndërtimin e tij lumi do të shtyhej në drejtim të rrymës nga fshati Rsovc në tubin me gjatësi nga dy kilometra, me të cilin uji do t’i mënjanonte Vlladikine Ploçe, pazyrtarisht kanionin lumor më të bukur të Serbisë. Gjithashtu është thënë që investitorët e kompanive private që shohin interes në dorëzimin e energjisë elektrike të prodhuar në Elektroekonominë e Serbisë, që konsumatorëve ua paguan çmimin e privilegjuar nga 10.6 deri në 13.93 centë për një kilovat-orë të energjisë së prodhuar, dhe e gjitha kjo në fund shkon në barrën e qytetarëve, sepse faturat për energjinë elektrike të harxhuar në çdo ekonomi shtëpiake në Serbi ngarkohen me 0.093 dinarë për një kilovat-orë të harxhuar. Me këtë, grupet e interesit dhe individët realizojnë një dobi materiale shumë të madhe, duke shkaktuar dëm ekologjik të madh në zona të mbrojtura natyrore, dhe të gjithë këtë e paguajnë qytetarët e Serbisë, thuhet në letrën.

Ajo që është e qartë për të gjithë është që potenciali turistik i Maleve të Vjetra po zhduket me ndërtimin e çdo hidrocentrali të vogël, sepse asnjë turist nuk është i interesuar t’i shikojë tubat, sidomos jo në zonë që ishte e paprekur para kësaj situate. Prapëseprapë, gjithë ky projekt është një problem më i madh për banorët e kësaj zone. Ata kanë protestuar për shkak të kësaj disa vjet, edhe në fshatra, edhe në Pirot, e protestat erdhën edhe te kryeqyteti, ku janë organizuar edhe disa herë, dhe kanë mbledhur dhjetëra mijëra qytetarë. Vetëm disa nga vendet për të cilat qytetarët e Serbisë dhe të rajonit kanë dëgjuar për shkak të kryengritjes së vendasve janë Rakitë, Temskë, Toplli Do…

Në Rakitë rrjedh Lumi i Rakitës. Megjithatë, kur u paraqit plani i hidrocentralit të vogël, që do të rrezikonte edhe llojet e mbrojtura – troftën e përroit dhe gaforren e përroit, vendasit kanë bërë kryengritje kundër ndërtimit të tij. Nga fillimi i ndërtimit të hidrocentralit të vogël, në korrikun e vitit 2017, janë organizuar disa protesta, si edhe përpjekjet e bllokadës së ndërtimit. Nga janari i vitit 2019, investitorit ia ndaluan zbatimin e punimeve dhe i urdhëruan që ta sanojë dhe ta kthejë terrenin në gjendje paraprake, dhe aktivistët e lëvizjes “T’i mbrojmë lumenjtë e Maleve të Vjetra” në gushtin e vitit 2022 e kanë shpuar tubin e Lumit të Rakitës, gjë me të cilën e kanë paaftësuar punën e hidrocentralit të vogël.

Photo: Milan Simonović, Facebook: Odbranimo reke Stare Planine

Në Temsë, që është fshati më i madh në qarkun e Pirotit dhe në qendrën e Maleve të Vjetra, në gushtin e vitit 2018 u mbajt aksioni me emërtimin Lutje për Lumin e Topllodos. Ky lumë, siç edhe emri i tij thotë, rrjedh nëpër Toplli Do, fshatin që u bë i njohur për shkak të luftërave të ashpra midis vendasve dhe atyre që dëshirojnë ta ndërtojnë hidrocentralin e vogël. Në këtë fshat që është pjesa e Parkut kombëtar, vendasit kanë filluar të organizojnë rojat ditë e natë më 25 shkurt 2019 për ta ndaluar investitorin të hyjë në fshat dhe të fillojë punimet e ndërtimit të hidrocentralit të vogël. Në luftën ua shoqërua edhe muzikanti Manu Çao që vizitoi Toplli Do në vitin 2019 dhe, mes të tjerash, para dyqanit fshatar luajti disa këngë, një gjë që përcollën mediat lokale. Pas konfliktit në tetorin e vitit 2019, investitori Dragan Josiq deklaroi që nuk do të bëjë asnjë hap në Pirot, as në Toplli Do. Ky ishte, siç aktivistët mendojnë, një fitim i madh.

Në shkurtin e vitit 2019, Kuvendi i qytetit Pirot e miratoi edhe vendimin për fshirjen e të gjitha lokacioneve për hidrocentralin e vogël nga Plani Hapësinor i Qytetit. Për këtë votuan të gjithë deputetët, si nga opozita, edhe nga autoriteti, dhe Kuvendi e ka marrë edhe vendimin që t’i drejtohet Qeverisë së Serbisë dhe Ministrive Kompetente kërkesa për moratorium në ndërtimin e hidrocentraleve të vegla në territorin e Parkut të Natyrës së Maleve të Vjetra, thonë Lajmet e Jugut. Në korrikun e vitit 2020, është paraqitur Projektligji i planit hapësinor të ri të qytetit Pirot që nuk e parashikon ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në territorin e Parkut të natyrës dhe të regjionit turistik të Maleve të Vjetra. Plani hapësinor i ri është rezultati i luftës trevjeçare të vendasve të fshatrave të shumta të Maleve të Vjetra që me protesta, bllokada të rrugëve dhe konflikte me investitorë kanë arritur ta presin rrugën e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla.

“Parimisht jemi të kënaqur sepse i mbrojtëm lumenjtë e Maleve të Vjetra, por doza e brengosjes ekziston sepse është lërë mundësia e ndërtimit të hidrocentralit të vogël në lumin Nishavë në drejtim të rrymës nga Piroti. Nga kjo arsye lufta jonë nuk ndalon. Do të ndjekim çdo përpjekje të ndërtimit të centraleve edhe në Nishavë, do të konsultojmë ekspertë dhe do të shikojmë çfarë është mirë të bëjmë, sepse kjo vërtet mund të sjellë një dëm ekologjik të madh”, deklaroi atëherë Dragan Joniqi [AM1] nga Shoqata “T’i mbrojmë lumenjtë e Maleve të Vjetra”.

Fshirja e 50 hidrocentraleve të vogla, që është parashikuar me kadastër nga viti 1987, ka komentuar dhe Aleksandër Jovanoviq Quta. “Pas dy vjetësh të refuzimit të politikanëve ta zgjidhin problemin dhe ta ndalojnë ndërtimin e 58 hidrocentraleve të vogla në zonë të mbrojtur, të mënjanimit të çdo bisede me ne, përfundimisht kanë ndaluar që të zhduken të gjithë lumenjtë e Maleve të Vjetra. Po të mos e bënin këtë, vendasit do të ishin të detyruar të shpërngulen, sepse nuk do të kishte ujë më. Ashtu do të merrnim refugjatë ekologjikë”, tha atëherë.

Prapëseprapë, siç ka shtuar: “Lufta po vazhdohet, sepse duhet ta mbrojmë Lumin e Rakitës që ia përket komunës Babushnicë, sepse investitori e injoron aktvendimin e ndalimit të punimeve.”

Lufta për lumtheve të Kraljske Bare (Mali i Zi)

Photo: Sačuvajmo rijeke Crne Gore, Facebook

Në Mal të Zi, në vitin 2008, firma “Dekar” fillon një projekt në rrjedhën e ujit Crni Potok-Çestogaz. Ky projekt filloi qetë dhe aq qetë që në 12 vjet të ardhshëm asgjë nuk ndodhte në lidhje me këtë. E atëherë, në vitin 2020, filluan punimet. Kur askush nga vendasit nuk priti që dikush do të niset të shtyjë lumenjtë e tij në tuba, filluan punimet për të cilat nuk ekzistuan dokumentet as lejet për zbatim. Më së shpejti vendasit u organizuan edhe Bashkësia Lokale Kraljske Bare më 24 korrik paraqiti një nismë për ndalimin e ndërtimit të planifikuar të hidrocentralit të vogël. Më shumë se 200 qytetarë nënshkruan edhe një peticion që është dorëzuar me nismën, transmetoi Radio-Televizioni i Malit të Zi.

E çka saktësisht është një problem? Sipas njoftimit të Qendrës për edukim qytetar, lumthet Çestogaz, Lubashticë dhe Crnjë, që vendasit dekadave i përdorin për pije, ujitje të kafshëve shtëpiake, si edhe për ujitje të pronave të tyre, do të futen në tuba, dhe me këtë gjë do të ishte i rrezikuar ekzistenca në këtë hapësirë. Problemi plotësues dhe gjë që duhej të ishte pengesa është që kjo është planifikuar në hapësirën e Parkut Regjional Komovi, e këto lumthe janë degat burimore të para të lumit Tarë, që është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Gjithashtu, në afërsinë e kapjes së planifikuar të hidrocentralit të vogël të lumit Çestogaz dhe Lubishticë, në më pak se 100 metra, ndodhet varreza fshatare e madhe që do të jetë cenuar.

Në njoftimet e tyre, Qendra e njoftonte publikun për keqpërdorime që ndodhnin gjatë muajve verorë te Kraljske Bare. Thonë që inspektori për ujëra kishte detyrë ta shqyrtojë nismën e Qendrës për nisjen e procedurës së mbikëqyrjes inspektuese dhe për këtë të njoftojë Qendrën, gjë që nuk bëri. Mbikëqyrja inspektuese është bërë në rrjedhën e lumit Çestogaz, në të cilën nuk kishte punëtorë të firmës që bën punime për shkak të ankimeve të vendasve. Por, siç thonë, me ndonjë “çudi” drejtori ekzekutiv i kësaj firme u gjend në këtë vend kur ky inspektor bënte zbulim inspektor. “Fakti që inspektori nuk e njoftoi Qendrën, si një parashtrues i kërkesës për mbikëqyrjen e planifikuar, as kryetarin e BL-së Kraljske Bare, në mënyrë që vendasit mund të marrin pjesë dhe të tregojnë shkeljet e mbikëqyrjes së kërkuar, e po ta thirrte investitorin si subjektin e mbikëqyrjes menjëherë do ta zvogëlonte efikasitetin e këtij kontrolli me të cilin është shkelur Ligji për mbikëqyrje inspektuese”, është shkruar në këtë njoftim.

Gjithashtu thonë që me procesverbalin, që iu dorëzua Ministrisë së Ekonomisë, është konstatuar që investitori i zbaton punimet në përputhje me projekte të miratuara dhe të rishikuara në fazën e tretë, e faza e tretë nënkupton edhe ndërtimin e objekteve dhe të pajisjeve të hidrocentraleve të vogla dhe të marrjes së lejes udhëzuese dhe përdoruese, si edhe të licencës për prodhimin e energjisë elektrike. Pa dyshim filloi me punë në mes të korrikut të vitit 2020, e është e paqartë si një inspektor mund ta konstatojë ndërtimin tre vjet më herët. Është cekur që ekziston një dyshim që inspektori as nuk doli në terren më datë që është shkruar në procesverbal, sepse vendasit bëjnë roje ditë e natë në kantier ndërtimi dhe mund të shikojnë nëse dikush kalon atje.

Në periudhën e ardhme, vendasit mbajtën disa protesta, në të cilat morën pjesë edhe politikanët nga partitë opozitare, por edhe ata që fituan në zgjedhjet në vitin 2020. Demonstruesit morën oferta të ndryshme, ide të kompromisit, por të gjithë ato i refuzuan. Vendasit në shumë raste arrinin t’i dëbonin punëtorët nga kantieri i ndërtimit, e në majin e vitit 2021, punimet, përkohësisht, janë të ndalur. Nga protestat, që janë organizuar në nivelin e përjavshëm, vendasit u porositën autoriteteve që ndalimi i përkohshëm nuk është i mjaftueshëm, që është e nevojshme të shkëputen kontratat me investitorë, dhe e pyesin veten si shteti s’ka fuqi ta bëjë këtë pas disa vjetësh të kërkimit, transmetuan Lajmet.

Photo: Sačuvajmo rijeke Crne Gore, Facebook

E atëherë, në dhjetorin e vitit 2021, Qeveria e Malit të Zi, e pranon propozimin e Ministrisë së investimeve kapitale për shkëputjen e Kontratës për koncesion për ndërtimin e hidrocentralit të vogël “Crnjë”, të hidrocentralit të vogël “Lubashticë” dhe të hidrocentralit ë vogël “Crni potok”. Ky ishte një fitim i të gjithë qytetarëve dhe organizatave që luftonin bashkë për ruajtjen e lumenjve dhe të fshatrave që i rrethojnë. Fitimi nën të gjitha presionet politikane, gjyqësore, ekonomike, por fitimi i njerëzve që ditë e natë i mbrojtën gjërat e tyre, ujë, shtëpinë dhe njerëzit.

Një vit më vonë, në qershorin e vitit 2022, filloi heqja e tubave të destinuar për ndërtimin e hidrocentralit të vogël shtrati i përroit Çestogaz. Në këtë mënyrë është konfirmuar fitimi i vendasve të këtij fshati, që në qershorin e vitit 2020. protestonin pandërprerë për shkak të ndërtimit të hidrocentralit të vogël në rrjedhat nën Komë. “Pas dy vjetësh, luftërat kundër ndërtimit të hidrocentralit të vogël, të cilin e ndoqi paligjshmëria, korrupsioni dhe nxirrja e tubave nga Çestogazi, lumi që mendonin të na marrin, jashtë të gjitha normave ligjore dhe me kontratën e obligimeve të ndërmarra”, shkroi në profilin e tij në Facebook kryetari i atëhershëm i BL-së Kraljske Bare Millovan Llaboviqi.

Nga nisma Qytetare “T’i ruajmë lumenjtë e Malit të zi” deklaruan që “Pas dy vjetësh të luftës së vështirë të vendasve për lumenjtë Potkomovlje (45 për qind, dhjetëra të kontesteve gjyqësore, muajt e shërbimit, urgjenca, shkresa dhe kërkesa të panumërta për autoritet) fitoi drejtësia, dhe koncesionari arrogant dhe shkatërruesi i natyrës sonë përfundimisht i tërheq tubat. Lumenjtë e Kraljske Bare do të rrjedhin lirisht! Bota bimore dhe shtazore, si edhe uji ynë – resursi më i rëndësishëm është ruajtur në Kraljske Bare dhe për breza të ardhshëm.” Gjashtë ditë pas fillimit të heqjes së tubave, është mbaruar. Këtu është vënë një pikë në përpjekjen e plaçkitjes së lumit dhe është dhënë një shembull si luftohet për natyrë, kundër atyre që dëshironin të fitonin në zhdukjen e saj.

Si janë ruajtur bukuritë e kanaleve të Bunës? (Bosnja dhe Hercegovina)

Photo: Majski cvijet, Facebook

Kanalet e Bunës janë një fenomen natyror në lumin Neretvë. Ndodhen te Buna, në jug të Mostarit. Ky është një kanal i ngushtë në të cilin rrjedh Neretva, e përmes barrierës në të derdhet dega e majtë e saj Bunë. Kanalet e Bunës janë shpallur në vitin 1970 si një pjesë e natyrës në Enti për mbrojtjen e Monumenteve të Natyrës së Federatës BH, e gjatë viteve 80, ky ishte vendi i garës së lundruesve, sepse në këtë lokalitet natyra e ndërtoi atë që zakonisht ndërtohet në mënyrë artificiale për t’u bërë pista sa më e vështirë. Në nëntorin e vitit 2015, lëshohen lejet për dy hidrocentrale të vogla – Buna 1 dhe Buna 2. Shumë shpejt, organizatat joqeveritare nisin një padi në gjykatë.

Si duket projekti i këtyre dy hidrocentraleve të vogla, e përshkroi Oliver Arapoviqi, kryetari i shoqatës “Lulja e majit”, në intervistë për portali Bljesak.info. “Në një anë është planifikuar ndërtimi i mureve të betonit nga 650 metra. Është planifikuar betonimi dhe Buna e tërë nuk do të derdhej në kanal, dhe kanali do të mbetej gati i thatë gjatë verës, e uji do të drejtohej të shkojë në Cvetkov liman në Neretvë. Më tej nga ana tjetër nën tunelin hekurudhor, 580 metra me kanal tjetër do ta përçojë ujin në dhomat e motorit dhe atje përsëri do të derdhet në Neretvë. Shtrati i tërë i Neretvës është i mbrojtur, e gjithashtu gryka e lumit Bunë është monumenti i natyrës në kategorinë e dytë, e kjo zonë është një vend natyror për riprodhimin e llojeve endemike të peshqve dhe kanali kryesor i emigrimit për troftë me gojë të butë për hyrje në lumin Bunë. Po të ndërtoheshin hidrocentralet e vogla, trofta dhe gjashtë lloje të rrezikuara në mënyrë kritike nuk do të mundeshin të shkojnë në emigrimin e tyre në Bunën amtare dhe të pllenohen atje”, tha Arapoviqi.

Gjatë viteve, ndodheshin shumë gjëra që zgjonin shpresë si tek aktivistët, ashtu edhe tek investitorët. Që kur u zbulua plani i ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla, publiku mësoi për refuzimin e kërkesës për ndërtim, pastaj kthimi i investitorëve, pastaj fshirja e hidrocentraleve nga planet hapësinore dhe shumë ngjarje të tjera që sillnin gëzim, por edhe zemërim. Ndodhi që madje është caktuar diskutimi publik që ishte mbyllur për publik – aq pengesa kishin aktivistët. Nga ai diskutim që ishte caktuar më 5 maj 2022, publiku ishte përjashtuar sepse “kryetari i grupit joformal të qytetarëve “Stop ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në Bunë” thirri për diskutim “të gjithë qytetarët e Mostarit”, e fizikisht është e pamundshme që diskutimi të kryhet në kushte të tilla”. Por përkrahja nuk mungoi. Përkrahjen e merrnin nga anët e ndryshme, këtu ishin muzikantët siç është Darko Rundeku dhe grupi Dubioza kolektiv, por edhe yjet botërore siç është Leonardo DiCaprio.

Photo: Majski cvijet, Facebook

Diskutimet publike, në të cilat publiku në të vërtet kishte mundësi të bëjë pjesë, tregonin një veçanti të qytetarëve në rezistencën e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla dhe në dëshirën që Kanalet e Bunës të mbrohen. Në fund të prillit të vitit 2022 qytetarët e Bunës e lëvizën nënshkrimin e peticionit, për të cilin mblodhën rreth 2000 nënshkrime. Paraprakisht peticionin e ngjashëm e lëvizi edhe Shoqata ekologjike “Lulja e majit”, që atëherë mblodhi mbi 5000 nënshkrime. Qytetarët gjithashtu u organizuan t’i pastrojnë Kanalet e Bunës nga plehrat në disa raste, që qytetarët e pavetëdijshëm hedhin në këtë diamant natyror.

Pas nismës së qytetarëve me të cilën grupi joformal i qytetarëve “Stop ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në Bunë” e kërkoi ndërrimin e Planit Hapësinor të Qytetit Mostar ose ndërrimin e Planit Rregullues të kësaj zone, pa pritur miratimin e Planit Hapësinor të Ri – në seancën e Këshillit Qytetar të Qytetit Mostar, në korrikun e vitit 2022 është miratuar vendimi për hyrjen e ndërrimeve dhe plotësimeve të Planit Hapësinor të Mostarit. Pesë muaj më vonë në nëntor, në seancën e Këshillit Qytetar me 25 vota “pro”, tetë të përmbajtur dhe pa vota “kundër”, Këshilli Qytetar i Qytetit Mostar e miratoi Vendimin për marrjen dhe zbatimin e ndërrimeve dhe plotësimeve të planit hapësinor të komunës Mostar.

“E përshëndesim këtë vendim të autoriteteve mostare, por bëjmë vërejtje që përmes ndërrimit dhe plotësimit të lëndës janë “përshkuar” dhjetëra objekte të dyshimta, ku ekziston dyshimi i arsyetuar që ishte mirë për disa horra. Nga shpëtimi përfundimtar i Kanaleve të Bunës na ndan vetëm një hap – shkëputja e kontratës për koncesion dhe edhe njëherë e thirrim kryeministren Nevenka Herceg dhe ministrit të resorit Donka Joviq që ta lëvizin përfundimisht procesin e shkëputjes së kontratës së lëndës”, reagoi në këtë lajm shoqata Lulja e majit, transmetoi portali Bljesak.info.

Ky, prandaj, nuk është fundi absolut, por shenja shumë e mirë që epilogu do të jetë pozitiv për aktivistët dhe lumin Bunë.

Aktivizmi i qytetarëve është një nga zgjidhjet, por cilat janë alternative të hidrocentraleve të vogla?

Photo: Milan Simonović, Facebook: Odbranimo reke Stare Planine

Luftërat e kryera në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë paraqesin një shenjë që me aktivizmin qytetarët mund të luftojnë për atë që i përket me ligj. Është treguar që me protesta mund të mbrojnë lumenj, fshatra dhe tërë botën e gjallë. Prapëseprapë, shtrohet pyetja, a është kjo mënyra e vetme në të cilën qytetarët mund të vijnë deri në drejtësi që kërkojnë, ta “nxisin” shtetin të nderojë ligjet e veta? Gjithashtu, në qoftë se qëllimi është që energjia elektrike të mos merret nëpër hidrocentrale të vogla, a ekzistojnë alternativet ose të heqim dorë nga hidrocentralet e vogla është zgjidhje e vetme dhe më e mirë?

“Ndryshe nga ajo që na thotë lobi hidroenergjetik, hidrocentralet e vogla ekologjike nuk ekzistojnë”, thotë doktori Martin Push nga Instituti Leibniz për hetimin e ujërave të ëmbla dhe peshkimin e brendshëm. “Ndikimet ekologjike të hidrocentraleve, siç janë ndërrimi i rrjedhës së lirë në akumulacion, ndërprerja e transportit të fundërrisë, krijimi i pengesave për emigrime të peshqve dhe vrasja masive të peshqve turbinave (pasi që sidomos peshqit me gjatësi nga 30 centimetra kalojnë parmakët e mbrojtjes me gjerësi nga 1.5-2 centimetra me masa qytetare shumë të shtrenjta, dhe këto masa janë aq të shtrenjta që hidrocentrali bëhet joekonomik”, shpjegon.

Prapëseprapë, si shembulli pozitiv i hidrocentraleve të vogla cek Unkelmühle që ndodhet në lumin Sieg, afër Bonës, kryeqytetit të dikurshëm të Gjermanisë Perëndimore. Sieg është një nga lumenjtë për rifutje të salmonit në Gjermani, qëndron në tekstin e Fondit Botëror për Natyrën. Gjithashtu ceket që Unkelmühle ndodhet 44 kilometra kundër rrymës së lumit nga Rini dhe prandaj e paraqet grykën e ngushtë për salmon për të arritur deri në pllenime potenciale në pjesën e lartë të lumit Sieg. Unkelmühle tani konsiderohet si një nga hidrocentralet e vogla të “praktikës më të mirë” në Gjermani nga perspektiva e mbrojtjes së peshkut. Nga viti 2011, në mënyrë të vëllimshme është rinovuar për të optimizuar kalimin e peshkut, me fokus mbi emigrimin e sigurt në drejtim të rrymës. Është ndërtuar numri i madh i kalimeve dhe rrugëve qarkore që u mundësojnë peshqve të notojnë në drejtim të rrymës në vend që të kalojnë nëpër turbina, duke përfshirë dy kalime të trilluara veçanërisht për ngjala, është shkruar në tekstin e cekur. Ana financiare, megjithatë, thotë që masat e ndërtimit për këtë hidrocentral kushtuan më shumë se 5 milionë euro (të parave të shtetit), gjë që e bën joekonomik.

Në pyetje cilat janë alternative më të mira të hidrocentraleve të vogla, Pushi jep disa zgjidhje. Njëra është për përparimin teknik të hidrocentraleve të mëdha ekzistuese me instalim të turbinave të reja dhe më efikase, gjë që do të rezultojë me shtimin e prodhimit të energjisë elektrike për deri në 30 për qind, sipas prodhuesit më të madh botëror të turbinave VOITH. Pastaj, këtu është patjetër edhe energjia diellore, në parqe komerciale dhe në çati private, që veçanërisht është efikase për mbulimin e kërkesës për energji elektrike për klimatizim gjatë verës. Energjia diellore mund të depozitohet me ndërtimin e hidrocentraleve me pompa (me rrethin ujor gati të mbyllur, siç përdoret për shembull në Zvicër) që mund të ndërtohen në mënyrë efikase në disa nga malet e pjerrëta të Ballkanit Perëndimor. E këtu është edhe energjia e verës, sidomos në majat e maleve edhe në Fushën e Panonisë, ku gjithashtu ekzistojnë resurset për energji gjeotermale. Hungaria, për shembull, në vitin 2017 ishte shteti i pestë në Evropë sipas sistemit të ngrohjes gjeotermale me largësinë nga 635,66 GWh, sipas të dhënave të botuara në faqen e Shoqatës Gjeotermale të Gjermanisë (BVG).

Cover photo: Milan Simonović, Facebook: Odbranimo reke Stare planine

The article was made in collaboration between Zoomer and Polekol.
The article is available on Albanian, MacedonianBHS and English language.

Përkthyese: Anđela M. Marković

Komentari

Leave a reply

Molimo Vas, unesite komentar
Please enter your name here

Preporučujemo

Instagram

Jachim zoomira nedelju

Preporučujemo

Najnovije

GLEDAJ

Još